Ushtria serbe gjatë luftës ka rrëmbyer fëmijë shqiptarë?!
Pëlqej
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, rezultojnë të zhdukur mbi 1 mijë e 700 persona.

Kjo shifër është pranuar si nga pala serbe, ashtu edhe nga ajo kosovare.

Tani, 14 vjet pas luftës, ka dyshime se ushtria serbe ka rrëmbyer fëmijë shqiptarë në Kosovë dhe mund ti ketë dërguar ata në Serbi, për adoptim në familjet serbe.

Diçka e tillë është pohuar disa herë nga familjarët e të zhdukurve në Komisionin për Personat e Zhdukur.

Prenkë Gjetaj, nga ky komision ka thënë për "Tribuna" se një gjë e tillë nuk përjashtohet të ketë ndodhur dhe se për këtë ka edhe dëshmi konkrete.

Ai tregon se ka qenë një rast, kur një xhaxha nga Fushë -Kosova ka parë nipin e tij në një televizion serb, në B92 dhe se ky person beson se i afërmi i tyre është gjallë dhe shëndoshë e mirë në një familje serbe./albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori