Qëlloi me armë zjarri në selinë e PD, 53-vjeçari njihet me masën e arrestit

Van Rica, personi që qëlloi me armë zjarri në selinë e Partisë Demokratike në Kurbin, është lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për 53-vjeçarin Rica, i cili ra në pranga pas një arratie të shkurtër.

Rica u konfliktua me nënkryetarin e degës në Kurbin, i cili kishte ndërruar disa herë kandidatin të cilin mbështeste në primaret brenda partisë.

Rica mbështeste Edmond Shkozën në primare, ndërsa nënkryetari i degës, Kastriot Marku kishte ndërruar disa herë kandidatin që mbështeste dhe nga këtu filloi konflikti. Edhe Marku fillimisht kishte mbështetur Skozën, por kjo gjë ndryshoi më pas.

Rica akuzohej për “Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosje” dhe “Prishje e qetësisë publike”.