Ushtari i UÇK-së nxjerr kryqin dhe e puth, tregon se nuk janë terroristë (VIDEO)
Pëlqej
Gjatë luftës në Kosovë, Associated Press kishte regjistruar shumë nga ngjarjet e asaj kohe.

Një prej tyre, është kur ushtari i UÇK’së, tani dëshmor i vrarë në Betejën e Junikut në vitin 1998, i njohur si Abeja, në një intervistë për AP përpiqej t’i tregonte Perëndimit se UÇK nuk është organizatë terroriste siç perceptohej në atë kohë nga një pjesë e diplomacisë botërore, shkruan gazetametro.net.

Ai në një rast para një treni që po barte serbë i thotë AP’së, se ne mund t’i vrasim ata, por nuk jemi terroristë.

Ndërsa në një pjesë tjetër të intervistës nxjerrë kryqin e varur në qafën e tij, e puthë atë, duke treguar se UÇK nuk ishte organizim terrorist islamik, siç Serbia dhe miqtë e saj botëror mundoheshin ta paraqisnin.

Bekim Berisha – Abeja, kishte luftuar kundër serbëve edhe në luftën e Kroacisë.


Shtuar më 19/10/2017, ora 08:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori