Ushtarët e lirisë me këngë luftonin nga Kosharja (VIDEO)
Beteja e Koshares është njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo u zhvillua më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”. Po në këtë vend ishte bërë edhe thyerja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo thyerje shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por i hapi rrugë edhe furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës brenda Kosovës.
Shtuar më 11/09/2018, ora 16:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori