Boateng befason me skuadrën e re, mbetet në Itali por jo në Serie A

Nga Barcelona te Monza, kështu më së miri mund të përshkruhen vitet e fundit në karrierën e Kevin Prince Boateng.

Sulmuesi nga Gana, do t’i bashkohet skuadrës nga Serie B, Monza.

Është Gianluca di Marzio që raporton për marrëveshjen e arritur, me sulmuesin që gjatë ditës pritet të arrijë në qytet, për të kompletuar transferimin.

Lojtari sezonin e fundit ishte pjesë e Besiktas, i huazuar nga Fiorentina, ndërsa një sezon më herët, ishte pjesë e Barcelonës.

Te Monza, Prince do të takohet me Silvio Berlusonin dhe Adriano Gallianin, me të cilët ka punuar edhe te Milan.

Monza vitin e kaluar siguroi promovimin në Serie B, dhe kërkon inkuadrimin në Serie A.


Shtuar 24.09.2020 07:51