USAID do të vazhdojë të mbështesë Kosovën
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Drejtoreshën e re të USAID në Kosovë, Maureen Shauket, të cilën e ka uruar për pozitën e re dhe i ka ofrua bashkëpunim të plotë në realizimin e projekteve të përbashkëta.


Ky takim u vlerësuar i rëndësishëm pasi, siç u tha po zhvillohet në kohën kur USAID-i po planifikon strategjinë mbështetëse për 5 vitet e ardhshme, ndërsa u bisedua për projektet e ardhshme dhe ato të tanishmet të USAID-it në Kosovë, me ç’rast Ministri Kuçi ka shprehur falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të USAID-it në sektorin e sundimit të ligjit dhe në fushat tjera të drejtësisë, sidomos për ndihmën që po ofron për gjyqësorin dhe për departamentet e Ministrisë së Drejtësisë. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2012, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori