Urdhërarresti i Albin Kurtit, reagon Lëvizja Vetëvendosje
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar menjëherë pas urdhërarrestit ndaj Albin Kurtit të urdhëruar nga gjyqtari pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës, Beqir Kalludra, duke e cilësuar atë me ndikim politik të një shteti "të kapura".

Kurti akuzohet si një katër deputetët e Vetëvendosjes të akuzuar për aktivizim të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit.

Shkodran Hoti, zëdhënësi i Vetëvendosjes ka thënë për "Arbresh.info" se ky veprim e dëshmon edhe njëherë që gjykatat në Kosovë janë të ndikuara nga politika.

"Ky është një veprim politik që dëshmon që gjykatat në Kosovë janë të kapura për shkak se në njërën anë kemi urdhër arrest në anën tjetër kemi gjoba qersharake për dëshmitarët që kanë munguar në seanca gjyqësore dhe përderisa nuk kemi përndjekje të strukturave paralele serbe, pjesëtarëve të tyre që vazhdimisht janë aktiv.

Kemi përndjekje të aktivistëve politikë dhe të deputetëve që kanë mbrojtur interesin e shtetit të Kosovës", ka reaguar Hoti. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2017, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së