Uran Ismaili mburret ndaj LDK-së me investim turk
Ministri i Shëndetësisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook.

Aty ai bënë dallimin mes repartitvjetër të intensives gjatë kohës së qeverisjes së DLK-së në këtë sektor si dhe repartit në kohën e qeverisjes së tij.

Ismaili tha se kanë investuar 2 milionë euro për renovimin e repartit.

“Ky është dallimi në mes të repartitvjetër Intensiv dhe atij të riut. Pas 2 milionë euro investime nga TIKA, ky repart është transformuar tërësisht, duke u pajisur me 27 shtretër, aparaturë moderne dhe staf të shtuar profesional. Së shpejti investime të reja nëpër klinika dhe spitale të tjera për shëndetësinë që duam”, ka shkruar ministri Ismaili.
Shtuar më 02/06/2018, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori