UP-ja pretendon demokraci në punësimin e stafit
Pëlqej
Universiteti i Prishtinës është zotuar se do ta luftojë nepotizmin në përzgjedhjen e stafit akademik të UP-së gjatë përzgjedhjes së stafit akademik. E megjithatë kjo është e vështirë papothuajse të gjitha punësimet në institucione po ndodhin në prapaskenë.

Për ta parandaluar një gjë të tillë Këshilli i Etikës së Universitetit ka nxjerrë një udhëzues për standardet dhe parimet etike të UP-së në lidhje me shmangien e nepotizmit dhe parandalimin e konfliktit të interesit në procedurat e përzgjedhjes së personelit akademik për pozita të reja.

Hartimi i këtij udhëzuesi është bërë pasi muaj më parë Avokati i Popullit kishte nxjerrë opinion në lidhje me parandalimin e nepotizmit në Universitetin e Prishtinës,shkruan koha ditore.

Po ashtu, edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) i kishin dhënë UP-së rekomandime për ta parandaluar këtë dukuri në Universitetin më të madh publik në Kosovë.
Shtuar më 10/05/2018, ora 07:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori