UNMIK kundërshton taksën kundër Serbisë
Pëlqej
Shefi i Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, ka reaguar pas taksës së re të Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Tanin ka shprehur “shqetësim rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vënë një taksë prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake”, bën të ditur një komunikatë e lëshuar nga UNMIK-u.

Komunikata më tej thekson se Tanin ka shprehur shqetësimin e tij rreth “ndikimit të mundshëm” të taksës “ndaj popullitKosovës”, si dhe rreth “implikimeve politike ndaj dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Shefi i UNMIK’ut “i bën thirrje udhëheqësve politikë që të marrin në konsideratë interesat afatgjate të popullit dhe rëndësinë e ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit”, përfundon komunikata.


Shtuar më 21/11/2018, ora 19:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori