Universiteti i Prishtinës po shkatërrohet
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” paralajmëron se në rast se nuk shqyrtohet çdo kandidat i pranuar në studimet e doktoraturës dhe nuk zbatohen rregullat për ta, do pubkikojnë emrat e atyre që nuk kanë merituar të pranohen.

Nota e ulët mesatare e të pranuarve në studimet e doktoratës, vonesat e profesorëve dhe avancimet pa kritere të stafit akademik, janë shqetësimet që, sipas studentëve, po degradojnë Universitetin dhe gjithë arsimin.

Studentët kanë pohuar se shumë profesorë kanë ecur pa merita dhe për këtë, shumë shpejt, do të kontaktojnë edhe me organet e drejtësisë. Madje, ata ankohen se profesorët vazhdojnë të vonohen në leksione duke mos i dhënë llogari askujt.

Parlamenti Studentor nuk bëri të ditur se sa është numri i atyre që janë pranuar duke shkelur rregullat dhe pa merita, por paralajmëruan se nëse senati nuk i kthen prapa këto vendime, do të dalin edhe me shifra e edhe me emra. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2013, ora 17:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori