Universiteti “Hasan Prishtina” ka mbetur pa udhëheqës
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, vazhdon të mos funksionojë normalisht pasi ende nuk ka udhëheqës. Ministria e Arsimit tashmë e pranon që në këtë situatë Universiteti më i madh publik në vend nuk po funksionon.

Senati i Universitetit të Prishtinës ka kthyer mbrapsht rekomandimet e Ministrisë së Arsimit, duke theksuar se rekomandimet nuk janë në përputhshmëri me dispozitat e Statutit të Universitetit dhe të Ligjit për Arsimin e Lartë, njofton RTK.

Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, Arbër Morina, ka deklaruar se rekomandimet që ka nxjerrë Ministria e Arsimit nuk janë bërë në kundërshtim me ligjin dhe statutin. Ai theksoi se së shpejti pritet të dalin rekomandime të tjera për Universitetin e Prishtinës. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2014, ora 14:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori