UNICEF-i dhe Qeveria tërhiqen nga rregullorja për median
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), njoftojnë gazetarët dhe publikun që draft-rregullorja për mbrojtjen e fëmijëve në media nuk pritet të vazhdojë të zhvillohet më.

UNICEF-i, nëpërmjet një komunikate publike është tërhequr nga drafti i rregullores, të cilën tash e quan vetëm si mbështetje në diskutimet për zhvillimin e rekomandimeve konkrete që do t’i adresonin boshllëqet e identifikuara.

Kjo rregullore do të siguronte mbrojtje më të mirë të të drejtave të fëmijëve gjatë ndërveprimit me mediat dhe sugjeron mediat që të mos e marrin atë dokument si draft zyrtar.

“KMShK zotohet se do të vazhdojë të trajtojë me kujdes të veçantë ankesat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve në media online dhe të shtypura. UNICEF-i, në emër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, kishte hartuar rregulloren për mbrojtjen e fëmijëve dhe të të miturve në transmetime audivizuele, mediashtypura dhe media online, e cila përmbante probleme serioze ligjore”, thuhet në komunikatë. /albeu.com/
Shtuar më 20/07/2016, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori