Ultimatumi i Sindikatës së Arsimit: Nëse nuk rriten pagat më 10 janar në grevë
Sindikata e Arsimit i ka dhënë ultimatum qeverisë që deri më datë 10 janar të reflektojë për ngritjen e pagave për 25% dhe zbatimin e kontratës kolektive, përndryshe do të hyjnë në grevë.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari tha se do të presin reflektimin e Qeverisë përndryshe e kanë mbështetjen e të gjitha degëve në Kosovë për të hyrë në një grevë të përgjithshme, citon Express.

Edhe kryetarët e sindikatave të komunave kryesore të Kosovës i kanë dhënë mbështetje të plotë kryesisë së SBASHK-ut, për kërkesat për rritje të 25% të pagave dhe zbatimin e kontratës kolektive. /albeu.com/
Shtuar më 20/12/2014, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori