Ultimatume për Serbinë
Serbia ka shanse për ta fituar statutin e kandidatit për BE, vetëm nëse zgjidhë problemin e pikëkalimeve kufitare në veriun e Kosovës dhe nëse rinisë dialogun me Prishtinën.

Edhe pse kushtet e Gjermanisë janë shumë më të mëdha, burime diplomatike në Bruksel dhe në qarqet pranë presidentin serb Boris Tadic, thonë se Berlini është i gatshëm t’i zbus kërkesat, nëse largohen barrikadat dhe nëse Beogradi e Prishtina kthehen në tryezën e bisedimeve.

Shanset për të marrë edhe datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, nuk ekzistojnë fare, raporton Blic.

Pikërisht për një muaj Këshilli i Evropës do të vendosë për rekomandimin e Komisionit Evropian që Serbisë t’i jepet statuti i kandidatit, por është ende e paqartë nëse autoritetet në Beograd do të jetë në gjendje t’i përmbushin dy kushtet kryesore të rekomandimeve.

Në koalicionin qeveritar serb llogarisin se rruga e plotësimit të kushteve kalon përmes Deklaratës së re për Kosovën, me të cilën serbët e Kosovës ftohen që në të gjitha aktivitetet e tyre të bashkëpunojnë me përfaqësuesit e qeverisë serbe, parlamentin dhe bashkësinë ndërkombëtare, dhe me të cilën vërtetohen të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun me Prishtinën.
Shtuar më 09/11/2011, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori