53 vite të martuar, çifti ndërron jetë në të njëjtën ditë me duart e bashkuara (FOTO LAJM)

Një çift të cilët ishin të martuar për më shumë se gjysmë shekulli, humbën jetën në të njëjtën ditë si pasojë e Covid 19. Sipas CNN, Betty dhe Curtis Tarpley, 80 dhe 79 vjeç, vdiqën brenda një ore në 18 qershor dhe mbajtën duart gjatë minutave të tyre të fundit së bashku.

Djali i çiftit, Tim Tarpley, tha se Betty tregoi simptoma të sëmundjes vdekjeprurëse pak para se të dërgohej në spital në Texas në datën 9 Qershor. Curtis u pranua në të njëjtin spital vetëm dy ditë më vonë.

Tarpley tha që Betty i telefonoi atij dhe motrës së tij, duke u thënë se ishte në paqe me vdekjen pasi gjendja e saj vazhdoi të përkeqësohej.

Betty dhe Curtis – të cilët ishin martuar për 53 vjet – ishin në dhoma të ndara gjatë trajtimit, ndërkohë që një infermiere u kujdes që t’i bënte ata bashkë, në momentin kur kaluan në repartin e terapisë intesive.


Shtuar 2.07.2020 11:53