Ulet numri i krimeve
Trendi i krimeve për tre mujorin e parë të këtij viti, përfshirë grabitjet e rënda ka shënuar rënie, megjithatë kjo dukuri mbetet shqetësuese. Raportimet e qytetarëve për raste të grabitjeve të rënda vazhdojnë të jenë dukuri dhe punë e shpeshtë për pjesëtarët e organeve të rendit.


Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Brahim Sadriu, tha për Radion Blue Sky në disa raste ka pasur raportime të rrejshme në polici, sidomos nga persona që humbin parat apo pasurinë në lojëra të fatit.

“Është shqetësuese edhe një element tjetër që disa raste të cilat raportohen si grabitje rezultojnë si deklarime të rrejshme, kjo ka të bëjë me persona që humbin parat nëpër lojra të fatit”, tha Sadriu. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2012, ora 11:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori