Ulen temperaturat në Kosovë, këto janë zonat ku priten reshje bore
Pëlqej
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas institutit, vranësirat gjatë ditë së shtune vende-vende do të shoqërohen me riga të dobëta shiu, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1500m pritet të bien fjolla të dobëta bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Java e ardhshme sjell reshje shiu dhe erëra me shpejtësi mbi 20m/s”, thuhet në njoftim.

Shtuar më 17/11/2018, ora 08:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori