Ukshin Hoti nuk bëhet gjallë se u luftua ashpër
Pëlqej
Ukshin Hoti është luftuar ashpër në dy kampe, nga njëra anë ia luftonin familjen dhe nga ana tjetër kundër tij ishte e gjithë klasa politike e përbërë edhe nga shqiptarë.

Kështu thotë analisti politik, Gazmend Islami.

Sipas tij, Ukshin Hoti ka qenë i vetmi ideolog që mund ta zgjidhte çështjen kombëtare.

“Në anën tjetër luftoheshte në heshtje edhe nga garnitura e atyre të burgosurve politike dhe atyre “patriotëve të Zvicrës” të cilët kurrë nuk mundën të pranonin të jesh prijës i tyre sepse ti nuk mund të identifikoheshe me pushtet komunist e me intriga vrasëse. Pra nuk ishin vetëm pushtetarët shqiptar me orientim jugosllavë që nuk e donin, ishin edhe garnitura që sot flasin në parlament që nuk bënë asgjë edhe në kohën kur mund të bëhej diçka. Kur ishin në Rambuje nuk e deshën në delegacionin e tyre as që e kërkuan”, thotë Islami, shkruan Indexonline.

Ai shton se për nga filozfia që ndoqi, Ukshin Hoti mund të konsiderohet një Sokrat i kohëve moderne, që sakrifikoi veten për të mirën e kombit të tij, por se u luftua në mënyrën më brutale nga përfaqësuesit e lartë politikë. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori