Ukraina tërheq trupat nga Kosova
Pëlqej
Më shumë se 100 paqeruajtës që po shërbjnë aktualisht në Kosovë do të kthehen në Ukrainë në fund të muajit.

Lajmi është dhënë nga zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

"Deri në fund të muajit, 103 ushtarakë do të kthehen nga Kosova", tha zëdhënësi Andriy Ordynovych.

Ai ka shtuar se nga Kosova për në Ukrainë janë kthyer deri tanimë 65 trupa ushtarake.

Zëdhënësi i MM të Ukrainës sqaroi se kthimi i gjithsej 168 ushtarakëve nga Kosova është bërë me marrëveshje me selinë e NATO-s. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori