Gardianët e burgut të Lipjanit kanë ndaluar Ukë Rugovën gjatë një tentative për të futur një
telefon në qelinë e paraburgimit. Pesë ditë pas arrestimit nga Policia e EULEX-it nën dyshimin se drejton një grup kriminal që merrej me kontrabandë të emigrantëve, deputeti i
Kuvendit të Kosovës dyshohet se ka
provuar të fusë një
telefon të mençur në paraburgim, shkruan sot Koha Ditore.
Futja e telefonave në burgje është e ndaluar me rregullat e brendshme. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2014,
ora 10:42