Ukë Rugova lirohet nga arresti shtëpiak
Pëlqej
Avokati i mbrojtës i djalit të ish-presidentit Ibrahim Rugova i dyshuar për krim të organizuar është liruar dje nga arresti shtëpiak që të mbrohetliri.

Sipas avokatit Nexhat Shabani, Gjykata Supreme i ka shpallur të paligjshme të gjitha veprimet nga koha e riarrestimit dhe gjykimin e tij me paraburgim prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore dhe e ka kthyer në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit. Shabani ka thënë se klienti i tij është liruarmbrohetliri me obligimin që të paraqitet dy herë në javë në Stacionin e Policisë, shkruan Express.

Ukë Rugova ishte arrestuar me urdhër të prokurorit të EULEX-it nën dyshimin për kryerjen e veprave penale që kanë të bëjnë me krim të organizuar: shitblerje-vizash (në Ambasadën Italiane), mashtrim dhe ushtrim të ndikimit, kontrabandë të emigrantëve dhe shpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori