Ujkani: AKK-ja e korruptuar deri në fyt
Ndaj dyshimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, se është në konflikt interesi, ka reaguar Eset Ujkani. Ai ka thënë se nuk është e vërtetë që është në konflikt interesi. Madje ai për Agjencinë Kundër Korrupsionit ka thënë se është agjenci e korruptuar deri në fyt.

“Nuk është e vërtetë se ka konflikt interesi në punon time në Trepçë dhe punën si këshilltarë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, sepse Trepça është një ndërmarrje që funksionon me të hyra vetanake. Kuvendi Komunal e zhvillon një mbledhje në muaj dhe unë për atë mbledhje në bazë të ligjit, lirohen atë ditë nga puna, ditë të cilën e kompensoj me punë të shtunave”, ka deklaruar Eset Ujkani për “Veriu.info”.

Sa i përket ndërmarrjes private “ITT Service” ai pohon se kjo ndërmarrje ka funksionuar nga viti 2000 deri në vitin 2002, dhe prej atëherë, sipas tij, është biznes pasiv. “Prej vitit 2002 nuk ka funksionuar asnjëherë, mirëpo vetëm për shkak të disa procedurave që janë në zhvillim, nuk është çregjistruar ende”, thotë Ujkani.

“Agjencioni Kundër Korrupsionit është në fakt agjencion i korruptuar deri në fyt dhe në mënyrë të vazhdueshme po i keqpërdoron paratë e qytetarëve të Kosovës”, akuzon Agjencinë, Eset. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori