Dëmtimet te Milani, Origi pritet të jetë gati për Champions League

 

Gazeta e sotme Gazzetta dello Sport bën një bilanc të gjendjes së Divock Origit , i cili pas dëmtimit të disa javëve më parë po punon në Belgjikë me fizioterapistin e Kombëtares ditët e fundit, dhe është pranë rikthimit.

Sulmuesi javën e ardhshme pritet në Milanello, por rikthimi i tij në fushë nuk do të bëhet ndaj Empolit, por do të tentojë të rikthehet në dispozicion të Piolit për ndeshjen e radhës ndaj Chelseat në Champions League./albeu.com


Shtuar 21.09.2022 12:50