Mbyllet dera e negociatave për Shqipërinë
Ujësjellësi vazhdon të tmerrojë borxhlinjtë me prerje të ujit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina” ka njoftuar se borxhi ndaj shërbimeveujësjellësit dhe kanalizimit arrin shumën prej mbi 50 milionë eurosh.

"Prishtina” ka apeluar te të gjithë konsumatorët që t’i kryejnë obligimet financiare ndaj kompanisë (marrjen e shërbimeve/ ujë të pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotura), në të kundërtën do të shkyçen nga të gjitha shërbimet dhe lëndët e tyre do të dërgohen te Përmbaruesit Privatë, duke i falënderuar paguesit e rregullt.

Ata kanë bërë të ditur se ky apel për pagesa të shërbimeveujësjellësit dhe kanalizimit, përveç konsumatorit shtëpiak / amvisëri vlen edhe për institucione/ konsumatorin komercial, me theks të veçantë për Komunën e Prishtinës.

Kjo kompani ka thënë se komuna e Prishtinës ka borxhe të mëdha ndaj shërbimeveujësjellësit dhe kanalizimit, përfshirë shkollat fillore, të mesme, çerdhet / kopshtet publike dhe po ashtu edhe vetë Kuvendi Komunal.

Ata kanë njoftuar se nëse deri në ditën e premte nuk nisin pagesat ndaj shërbimeveujësjellësit dhe kanalizimit, dhe nëse nuk i sanojnë rrjedhjet e brendshme kolektive (si obligim i tyre ligjor), atëherë ata do të detyrohen t’i shkyçin në tërësi nga sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm.

Nga ky borxh 50 milionësh, vetëm komuna e Prishtinës ka akumuluar një borxh prej 6.750 milionë eurosh.
Shtuar më 19/06/2018, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori