UGK dënon sulmin ndaj Baton Haxhiut
Pëlqej
Unioni i Gazetarëve të Kosovës nëpër mjet një reagimi e ka dënuar ashpër sjelljen jokorrekte dhe kërcënimin ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të TV Klan Kosovës Baton Haxhiu, nga ana e përfaqësuesit të LDD-së Gani Geci.

Sulmi në vendin e punës ndaj Haxhiut, UGK e konsideron si të pa pranueshëm dhe si cenim të drejtpërdrejtë të lirisë dhe punës së gazetarëve. Aktet e tilla janë të pa pranueshme, dhe goditje e rëndë në profesionin e gazetarëve.

“Këto veprimet janë një mesazh dhe porosi e qartë se në çfarë gjendje të rëndë është vënë puna e gazetarëve, dhe një dëshmi e gjallë e degradimit të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medieve”.

Madje UGK-ja, i ka bërë thirrje Gani Geci, që të kërkoj falje publike për gjestin dhe sjelljen e treguar Baton Haxhiut.

“Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), i bënë thirrje edhe Policisë së Kosovës (PK), që të jenë më vigjilent në mbrojtje të gazetarëve dhe të medieve sidomos në këtë kohë kur edhe pritet që të filloj fushata zgjedhore, në mënyrë që t’u mundësohet kryerja e punës në mënyrë profesionale”, theksohet në reagimin UGK-së.
Shtuar më 10/11/2010, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori