UFO në Kosovë?! Objekte të paidentifikuara ndriçuan qiellin dhe frikësuan banorët
Mbrëmjen e së shtunës banorët e Kosovës kanë parë disa objekte të paidentifikuara që fluturonin në qiell.

Në formën e disa dritave të vendosura në mënyrë simetrike, tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, por nuk ishin UFO sipas Suhel Ahmetit nga Klubi i Astronomëve Amatorë të Kosovës.



Ai sqaroi përmes një postimi në “Facebook” se këto drita ishin disa satelitë amerikanë.

“Satelitet e #SpaceX - #Starlink, zbukurojnë qiellin e Kosovës.

Kam pranuar shumë mesazhe private sa i përket disa objekteve të pa identifikuara të cilat mund të shihen me sy të hapur edhe nga pozicioni Gjeografik i Kosovës.

Dua të ju njoftojë që nuk janë #UFO por satelitë nga Kompania e shumënjohur Amerikane SpaceX.

Vendodhja e Satelitëve:


Starlink është një rrjetë satelitor që po ndërtohet nga ndërmarrja amerikane SpaceX për të siguruar kyqje në internet satelitor. Kjo rrjetë do të përbëhet nga mijëra satelitë të vegjël. SpaceX gjithashtu planifikon të shesë disa nga satelitët për qëllime ushtarake, shkencore ose eksploruese.

Deri më datën 16 Prilli 2020, SpaceX ka lëshuar 362 satelitë Starlink. Ata planifikojnë të lansojnë nga 60 satelitë me Falcon 9, çdo dy javë në vitin 2020. Në total, gati 12,000 satelitë planifikohen të vendosen në fillim, me mundësi të shtohen deri në 42,000.

12,000 satelitët fillestarë janë planifikuar të orbitojnë në tri predha orbitale...”, ka shkruar Suhel Ahmetit.

Shtuar më 19/04/2020, ora 23:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori