Nuk do t’i besoni syve, si dukej Liberta Spahiu 20 vite më parë (FOTO LAJM)

Të gjithëve na bën shumë kurioz pamja e VIP-ave para se të ishin të njohur ose në fillimet e karrierës së tyre.

Liberta Spahiu është moderatorja shumë e njohur shqiptare, e cila numëron me mijra ndjekës në rrjetet sociale ku gjithashtu është edhe shumë aktive.

Në rrjet po qarkullon një foto e vjetër e moderatores, e cila shfaqet në një revistë me emrin “Jeta” në vitin 2000.

Liberta shfaqet krahas disa modeleve të tjera dhe ajo që bie në sy është pamja e moderatores.

Me flokët deri tek supet dhe shumë kilogramë më pak, moderatorja mezi njihet.

Mirëpo, tiparet e fytyrës së saj janë të njëjtat që ajo ka edhe sot.

Liberta ka zgjedhur të qëndrojë natyrale pavarësisht kalimit të viteve, pa bërë asnjë ndryshim në fytyrën e saj e madje ka zgjedhur të mbajë edhe ngjyrën natyrale të flokëve.


Shtuar 30.04.2020 11:01