Dorëzimi i Udhërrëfyesit për liberalizim të vizave, të ndërmarrë sot nga Komisioni
Evropian është pëshëndetur të enjten edhe nga
qeveria e Republikës së Kosovës
"
Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh kënaqësinë që ky
proces për përmbushjen e parakushteve për të arritur heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, që është ofruar sot është në pajtim me politikën e zgjerimit të Bashkimit
Evropian, si dhe është i ngjashëm me procesin integrues të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Qeveria zotohet se në mënyrë që ky
proces të përmbyllet sa më shpejtë, kërkesat përbrenda kapitujve, që kanë të bëjnë me sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufijve, rendin publik dhe sigurinë dhe të drejtat fundamentale, si dhe kushteve të mbetura rreth ripranimit dhe riatdhesimin do t’i trajtojë si prioritet", thuhet në deklaratën e shpërndarë nga zyra e shtypit e qeverisë. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2012,
ora 15:28