Udhëheqësi i serbëve të Kroacisë: Beogradi fajtor për luftrat
Pëlqej
Udhëheqësi ushtarak i serbëve të Kroacisë, Goran Handiç po përballet në Gjykatën e Hagës për "krime lufte kundër njerëzimit".

Ai akuzohet se gjatë viteve 1991-1993 ka dëbuar nga Kroacia popullsinë joserbe, duke përdorur çdo lloj mjeti, deri në vrasje të civilëve.

Akuza e ngritur ndaj tij është se ka bashkëpunuar me Ushtrinë Popullore të Jugosllavisë për të kryer "spastrime etnike".

Mirëpo, Handiç ka hedhur gjithçka poshtë dhe tha para gjykatësve të Hagës se Ushtria Popullore e Jugosllavisë ka qenë përgjegjëse e plotë e masakrave të ndodhura dhe se ka qenë autoritet, me të cilin nuk kishte asnjë lidhje.

“Unë nuk i dhashë atyre armë, municione, asgjë... Gjitçka u bë nga Beogradi,” tha ai, transmeton BIRN.

Sipas tij, Ushtria Popullore e Jugosllavisë kishte autoritet të plotë dhe se këtë autoritet nuk e ndante me askënd. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori