UÇK reagon për agjentin rus që ishte në Prishtinë
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj veprimeve të Graham William Phillips, duke thënë se luftën e UÇK-së nuk mund ta njollos askush.

Nëpërmjet një deklarate për medie OVL-UÇK-ja ka thënë se i vetëshpalluri gazetar ushtarak britanik ka punuar dhe punon për interesat ruse.

“Organizata e Veteranëve të Luftës nuk është e habitur me Graham William Phillips, i njohur për skandale të mëhershme, të vetëshpallurin gazetar ushtarak britanik, për shkak se ai ka punuar dhe punon për interesat ruse. Të gjithë e dimë se edhe më herët janë bërë shumë akuza ndaj UÇK-së, si nga Del Ponte e më vonë nga Dick Marti e raporte të tjera, por luftën e saj nuk do të mund ta njollosin”, është thënë në reagimin e OVL-UÇK-së.


Shtuar më 10/03/2019, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori