UÇK në ankth, raporti i Uilliamsonit më 29 korrik
Të martën e ardhshme, më 29 korrik do të bëhet publik raporti i prokurorit amerikan, Clint Uilliamson.

Kjo është bërë me dije nga një njoftim i Task-Forcës së Bashkimit Evropian që po heton dyshimet për organe në Kosovë.

Sipas deklaratës në fjalë, Uilliamson do ta bëjë deklaratën më 29 korrik në orën 10.30 minuta në dhomën e mediave të Këshillit Europian.

Gjthashtu, prokurori amerikan në këtë dalje publike pritet të pranojë edhe pyetje nga gazetarët.

Ka dyshime të forta se Task-Forca ka gjetur dëshmi për të ngritur aktakuza ndaj ish –pjesëtarëve të UÇK’së të cilat përmenden në raportin e Dick Martyt./albeu.com/

Shtuar më 24/07/2014, ora 20:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori