UÇK-ja kishte 66 mijë ushtarë?!
Pëlqej
Ushtria Çlirimtare e Kosovës mund të ketë patur 66 mijë ushtarë.

Në këtë përfundim dilet, pasi kanë qenë 66 mijë persona ata të cilët kanë aplikuar për statusin e veteranit të UÇK-së.

Komisioni për Verifikimin e Statusit të Veteranëve, të Invalidëve, të Pjesëtarëve të UÇK-së deri më tani ka arritur te verifikojë 28 mijë aplikime nga 66 mijë e 339 persona sa kanë aplikuar për këtë status.

Këtij komisioni i janë dashur plot 2 vjet për të vërtetuar 28 mijë aplikimet.

Autoritetet kanë sqaruar se vonesa ka ardhur, për shkak se shumë ish-pjesëtarë të UÇK-së kanë qenë të angazhuar në fushatë. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori