Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Uashingtoni presion Beogradit për njohjen e Kosovës
SHBA-Ja udhëheqëse e sulmeve të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë në Mars të vitit 1999, vazhdojnë ta shohin Ballkanin si një pozitë gjeostrategjike.

Në një takim me Presidentin serb Aleksandër Vuçiq, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tani ka kërkuar haptas rifillimin e negociatave mes Serbisë dhe Kosovës dhe njohje të plotë të ndërsjellë, kështu shkruan sot gazeta gjermane ‘Zuerst.de’, përcjell lajmi.net.

Siç shkruan kjo gazetë, uebfaqja e Departamentit të Shtetit thoshte se “Sekretari amerikan i shtetit Pompeo i ka bërë thirrje Serbisë që të përqendrohet në këtë qëllim strategjik. Kjo mund të arrihet duke shpejtuar reformat e brendshme dhe rinisjen e bisedimeve me Kosovën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që bazohet në normalizim”, prandaj Pompeo i nxiti të dy palët të shmangnin provokimet, përcjell lajmi.net.

Edhe BE-ja po kërkon nga Beogradi për një kohë të gjatë të pranojë përfundimisht shkëputjen e Kosovës, përndryshe kërcënon se Serbia nuk do të hyjë në BE, shkruan tutje kjo gazetë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për taksë prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare në vitin 2010. Sidoqoftë, Kosova ende nuk njihet nga 60 vende, përfshirë Rusinë, Kinën, Greqinë, Spanjën dhe Izraelin.

Në Serbi, njohja siç kërkohet nga Uashingtoni dhe Brukseli konsiderohet praktikisht e pamundur.


Shtuar më 25/08/2019, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori