U
varros njeriu i ndershëm dhe fjalëpak, mentori i kujdesshëm për edukimin e brezit të ri dhe gjuhëtari shqiptar,
Besim Bokshi.
Akademikë të shumtë, familjarë, politikanë e qytetarë i dhanë atij lamtumirën e fundit.
Akademik Pajazit Nushi tha se vdekja e
akademik Bokshit është pikëllim dhe humbje për të gjithë.
Ndërsa,
akademik Et’hem Lika tha se
Bokshi nuk do të jetë në mesin e të tjerëve vetëm si frymë, por do të jetë, sipas tij, me punët që ka bërë në jetë.
Besim Bokshi ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës,
kryetar i PSD-së dhe së fundmi ishte zgjedhur dhe
kryetar i Intelektualëve të Gjakovës. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014,
ora 10:24