Gjashtë
raste të reja kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Komunën e
Suharekës nga 16 mostrat e marra.
Në mesin e rasteve pozitive janë edhe dy pjesëtarë të policisë, si
raste të reja, kurse 4 rastet e tjera janë
raste kontakti.
Kryetari i Komunës së
Suharekës, Bali Muaharremaj në një bisedë telefonike për EO tha se ka pasur
kontakt me njërin nga
pjesëtarët e policës para 14 ditësh shkruan ekspress.
Siç njoftoj ai, ai nuk ka pasur
kontakt të afërt, kanë qenë në stacionin e zjarrfikësve së bashku me ekipin në terren.
Muharremaj kërkoj që mos të krijohet panik, pasi siç tha ai, ai është shëndosh si “molla në rremë”.
“Kemi 6
raste, 4 të kontaktit kurse 2
raste janë të reja që janë pjesëtarë të policisë. Të dy
pjesëtarët janë izoluar dhe komuna ka dezinfektuar objektin e shtëpisë”.
“Gjendja e tyre është e mirë. Po e vërtet se kam pasur
kontakt me njërin nga
pjesëtarët e prekur, por kjo ka qenë para 14 ditësh në një terren në stacionin e zjarrfikësve. Unë jam shumë mirë, si molla në rremë, pa asnjë problem”, u shpreh Muharremaj.
Ndryshe, mbrëmë janë konfirmuar edhe 26
raste të reja me Covid-19, duke çuar kështu në 449 numrin e të infektuarve në Kosovë.
Shtuar më 17/04/2020,
ora 10:52