U përfol se bashkëjeton me vajzën e Ramës, reagon për herë të parë Cakaj
Gent Cakaj hedh poshtë zërat se ai bashkëjeton me një nga njerëzit e afërt të kryeministrit Edi Rama.

Në Opinion, ministri i Jashtëm në detyrë u pyet drejtpërdrejtë për këtë temë, që sipas disa mediave online ai bashkëjetonte me vajzën e Linda Ramës.

“Kjo është absolutisht i pavërtetë, dashakeqe dhe autorët e kësaj akuze do ballafaqohem në gjykatë. Është një akuzë që vjen nga armiqtë e kryeministrit Rama. Është një gënjeshtër absolute, vjen për të njollosur kryeministrin dhe reformën në Ministrinë e Jashtme. Kjo korrespondon dhe me një iniciativë që kemi marrë në ministri që është lufta kundër nepotizmit dhe klaneve në diplomacinë shqiptare. Janë klane të caktuara po spekulojnë”, tha ai.

Shtuar më 23/04/2019, ora 23:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori