U ngrit prej leckash nga ROSU, por Gjuriç nuk zë mend: Do hyj sërish në Kosovë
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Xhuriç i ka cilësuar thjesht justifikime arsyet e dhëna nga pala kosovare për arrestimin e tij dje në Mitrovicë.

Ai tha se kishte detyrë që të kujdesej për popullin serb në Kosovë dhe se këtë do të vazhdonte t'a bënte.

"Unë dhe Selakoviç ishim në krye të detyrës për të takuar dhe folur me popullin serb në Kosovë, ndaj askush s'mund të më ndalojë të shkoj atje. Edhe tani them se do të shkoj sërish"., tha ai duke theksuar se kishte hyrë me dokumente të rregullta në territorin e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2018, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori