U kthyen 16 trupa shqiptarësh nga Serbia (VIDEO)
Pëlqej
Serbia ktheu në Kosovë 16 trupa shqiptarësh, të vrarë gjatë luftës.

Këto trupa janë dorëzuar nga zyrtarët serbë, u pritën nga zyrtarët ndërkombëtarë dhe nga gazetarët e jo nga familjarët.

Të afërmit, edhe pse ka 16 vjet që presin ndonjë lajm për trupat e zhdukur të familjarëve të tyre, nuk janë lajmëruar.

Trupat u dorëzuan nga autoritetet Serbe ndërsa u pranuan nga EULEX në kufirin Merdarë-Kosovë-Serbi.

Më pas, EULEX si ndërmjetësues i dorëzoi trupat tek Mjekësia Ligjore e Prishtinës, që udhëhiqet nga Arsim Gërxhaliu, i cili po ashtu udhëheq me ekipin gërmues të varrezave masive qysh nga viti 1999.

Trupat e identifikuar janë nga Skenderaj dhe Drenasi, por asnjë prej familjarëve të tyre endeve nuk është lajmëruar nga autoritetet e Kosovës, dhe si rrjedhojë ata nuk kanë dale për ti pritur./albeu.com/

Shtuar më 22/08/2014, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori