U kthye enkas nga Britania, si eleminoi autori dy vëllezërit në Kosovë
Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë në Podujevë, ku kanë mbetur të vrarë dy vëllezër në fshatin Repë të Podujevës.

Viktimat janë një 31 vjeçar dhe vëllai i tij 41 vjeçar, i cili ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.

Autori i ngjarjes ka qëlluar me kallashnikov ndaj tyre për motive të dobta, dhe shkak dyshohet të jetë bërë një tokë.

Familjet jetonin pranë njëra-tjetrës duke i ndarë vetëm një rrugë.

Viktima ishte duke kositur tokën në momentin e ngjarjes së rëndë.

Autori erdhi nga Britania për të kryer vrasjen dhe pas ngjarjes, është arratisur teksa policia është vënë në kërkim të tij.

Në fotografitë nga vendi i ngjarjes shihet traktori i viktimës, ku pranë tij iu gjet edhe trupi.
Shtuar më 18/07/2020, ora 23:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori