U infektua katër muaj më parë, neuropsikiatria tregon pasojat e mbetura nga koronavirusi
Neuropsikiatria Valbona Tafilaj, ishte ndër personat e parë që u infektua me koronavirus në Kosovë.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër muaj, që nga dita kur është diagnostikuar, Tafilaj vazhdon të ketë ende probleme të vogla shëndetësore.

Ajo ka treguar në Facebook, se ende nuk dihet 100 përqind mirë.

“Sot kam bërë analiza e kontrolle se kam një koll që është pasojë e COVIDIT-19 që atëherë̈ m’i ka dëmtuar mushkëritë, tash mushkërive u duhen edhe 6 muaj që të rikuperohen dhe të kthehen në normalitet!”, ka shkuar doktoresha Tafilaj.

Më tej, mjekia ka prositur të gjithë qytetarët që të kenë kujdes, sepse virusi ekziston dhe nuk është shaka.

Postimi i plotë:

Nga 16 marsi kur jam diagnostifiku me COVID-19 e deri me tash kanë kaluar pothuaj 5 muaj dhe une ende nuk ndihem 100% mirë, një lodhje ne punë e në një ecje me e gjatë, e nëse gjumin nuk e bej mirë, menjëhere po e ndi qe organizmi im nuk eshte mirë, nuk po funksionon si me parë! Sot kam bo analiza e kontrolla se kam nje kollē qe eshte pasojë e COVIDIT-19 që ateherë m’i ka demtuar mushkëritë, tash mushkrive u duhen edhe 6 muaj që të rikoperohen dhe të kthehen në normalitet!
Njerëz te dashtun po ju tregoj për një arsye të vetme:
QË TË KENI KUJDES E MOS DILNI PA NEVOJË JASHTË SHTËPISË,
MOS I RREZIKONI PRINDËRIT TUAJ,
MOS I RREZIKONI FAMILJARËT QË KANË NDONJË PROBLEM SHËNDETESOR,
MOS BEHI JU SHKAKTARËT QË ATA MOS TË JETOJNË MË!
Nuk ka vende të mjaftueshme në spitale, dhe duke mos pasë vende të mjaftueshme, ju po na siellni në pozitën që duhet të vendosim kujt t’ia shpëtojmë jetën,
NJË TË RIU APO NJË TË MOSHUARI
Une dua t’i kem afër edhe prindërit po edhe të tjerët të familjes time, sikurse deshiron dhe ti, ANDAJ KUJDES RESPEKTO RREGULLAT E VENDOSURA NGA IKSHP:
#rriNeShtëpi
#MbajMasken
#MbajHixhienën
#MbajDistancën
Qëllimi i ketij postimi me gjendjen time shëndëtesore është që sado pak te ndikoj në vetëdijësim!
Shtuar më 28/07/2020, ora 12:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori