U falsifikonte trafikantëve vulat e pasaportave, kush është shqiptari i arrestuar në Gjermani
Një 65-vjeçar nga Kosova është prangosur nga Policia gjermane pasi akuzohet se ka falsifikuar vulat e pasaportave për persona të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës. Ai akuzohet se ka sjellë ilegalisht njerëz në Gjermani për vite me radhë. Shefqet H., i njohur me nofkën “ambasadori” do të përballet me drejtësinë gjermane.

Sipas albinfo.ch, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia federale pati zbuluar vendin e punës ku 65-vjeçari falsifikonte dokumentat dhe u mundësonte klientëve që paguanin për periudha shumë më të gjata.

Sipas aktakuzës, 65-vjeçari ka fituar 23,000 euro, çmimet për vulat fillonin nga 500 euro. Ndërkohë që bashkë me të janë prangosur edhe Hagen W., 57 vjeç, dhe Marco K. 48, pasi akuzohen se kanë ndihmuar 65-vjeçarin në vitin 2019 për të hartuar dhe krijuar shabllone të reja për dokumentat falso.

Shefqet H., është zbuluar vetëm pasi inspektorët në terren kishin pikasur faktin që vulat e pasaportave ishin të vjetruara.

“Disa nga këto nuk përdoren më nga autoritetet e vërteta,”-bënë me dije ata.

Shtuar më 26/01/2021, ora 19:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori