U dërgua në spital, reagon për herë të parë Albin Kurti
Albin Kurti
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdon të kurohet në klinikën infektive për shkak të një infeksioni gripal. Ndërkaq, para pak minutash ai u bë aktiv në Facebook.

Kurti e kujtoi aktivistin e VV-së që vdiq në fund të vitit 2016, në qendrën e paraburgimit në Prizren.

“Sot e ka ditëlindjen Astriti. Sa shumë që na mungon.”, ka shkruar ai, duke e shoqëruar postimin me fotografinë e Deharit.

Ndërkaq, sot u raportuar se Kurti është shtrirë në QKUK. Zyrtarët e VV-së kanë thënë se Kurti është prekur nga gripi.


Shtuar më 26/02/2019, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori