U dënua për gjenocid, Karaxhiç hedh hapin e radhës
Radovan Karaxhiç iu ka drejtuar sërish Gjykatës së Apelit të Kombeve të Bashkuara, ku po e kundërshdon vendimin për burgimpërjetshëm.

Kjo gjykatë mori vendim më 20 mars për Karaxhiqin, figurë kyçe në luftërat e Ballkanit, duke ia shqiptuar dënimin e përjetshëm.

Ish-kreu serb boshnjak edhe më parë kishte apeluar kundër dënimit të tij prej 40 vjet burgim, të cilin e mori në vitin 2016 për krime lufte dhe gjenocid, me ç’rast Gjykata e Apelit nuk mori për bazë ankesën e Karaxhiçit dhe e dënoi me burgimpërjetshëm.

Karaxhiq, 73 vjeç, u dënua për masakrën e Srebrenicës në korrik të 1995’ës ku u vranë më shumë se tetë mijë burra dhe djem muslimanë nga forcat serbe boshnjake.

Ai u gjet gjithashtu fajtor për udhëheqjen e një fushate spastrimi etnik që zhvendosi kroatët dhe muslimanët nga zonat e Bosnjës të pretenduara nga serbët.
Shtuar më 28/03/2019, ora 17:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori