U bënë aleat të Putinit, amerikanët shmangën bazën në Turqi për sulmin ndaj Asadit
Pëlqej
Amerikanët kanë preferuar që të mos përdorin bazën e tyre në Turqi për të sulmuar regjimin e Asadit nisur nga klima e ftohtë mes dy shteteve, e cila ka çuar në një mungesë besimi të ndërsjellë.

Në këtë mënyrë, ushtria amerikane ka gjetur aleatë të tjerë në rajon duke i besuar bazës në Jordani si edhe destrojerëve në Detin e Kuq dhe Mesdhe, ndërkohë që britanikët përdorën bazën e tyre në Agrotikiri të Qipros për ngritjen e avionëve të tyre "Typhoon".

Mospërdorimi i bazës amerikane në Incirlik të Turqisë është konfirmuar edhe nga autoritetet turke, të cilat thanë se asnjë avion amerikan nuk është ngritur prej saj.

SHBA-të kanë bojkotuar gjithashtu Turqinë edhe për faktin se kjo e fundit është radhitur mes aleatëve të Rusisë, ç'ka e bën super fuqinë botërore që të mos u besojë më turqve për çështje strategjike në rajon.

Më parë, gjermanët kishin larguar avionët e tyre nga baza në fjalë pikërisht për faktin se Turqia radhitej tashmë si aleate e kundërshtarit të NATO-s, Putinit. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2018, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori