U arratis në mënyrë spektakolare, Princi i "të bardhës" kapet sërish
Princ Dobroshi është nga Kosova, i identifikuar si bos i krimit, dikur shumë aktiv në Europë, sidomos gjatë vitet 1990 i cili merrej me trafik droge dhe kontrabandë armësh. Që nga viti 2006 ai jeton në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Në vitin 1993 ai u arrestuaNorvegji dhe u dënua me 14 vjet burg për trafik të heroins, gjithashtu ishte i akuzuar në Suedi dhe Danimarkë.

Në një operacion të koordinuar mirë, ai u arratis nga burgu Ullersmo në vitin 1997.

Ai pas arratisjes nga burguNorvegji, ndërsa veprimtarin e tij kriminale e vazhdoj në Republikën Çeke, ku grupi i tij shpejt dominoi trafikun e drogës.

Më 23 shkurt 1999 ai u arrestua përsëri, por tash në kryeqytetin Çekisë, në Pragë.

Me 6 shtator 2000, ai ishte marrë në pyetje nga gjykata në burgun e rrethinës Ringerike, për shkak të sigurisë se lartë.

Por çka ndodhi, intervistat u anuluan për shkak të autobusit që mbante anëtarët e gjykatës, u përplasur me një kamion, ku mbeten të vdekur 3 anëtarët e saj.

Toka nëntokësore kriminale kishte planifikuar një sulm të armatosur në burgun e Pankrác, por në gusht 1999 Dobroshi u ekstradua në Norvegji për të përfunduar dënimin e tij.

Ai u lirua me kusht për “sjellje të mirë” në janar 2005. Ai pastaj u kthye në Republikën Çeke dhe qëndroi atje për tre muaj deri sa skadoi viza e tij. Më vonë, ai u kthye në Pejë, Kosovë.

Ai kishte pranuar se kishte miqësinë me Arfan Qadeer Bhatti, i cili u arrestuaNorvegji me akuzën e planifikimit të terrorizmit të ambasadave izraelite dhe amerikane në Oslo, Norvegji.

Që nga shtatori 2006, ai jetonte në Kosovë, ndërsa gruaja e tij shqiptare dhe dy fëmijët e tyre jetonin në Pragë.

Policia e Kosovës përmes një komunikate lajmëroi arrestimin e tij, i cili ishte bërë për shkak të një përleshje në qytetin e Pejës dhe për armbajte pa leje.

Dobroshit, po ashtu, i ishte ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.



Shtuar më 10/12/2019, ora 08:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori