Me 71 vota për, 2 abstenime dhe asnjë votë kundër, Kuvendi i Republikës së Kosovës, javën e kaluar miratoi
Ligjin për Kontrollin e
Duhanit.
Ligjin e
miratuan edhe deputetët duhanpirës, të cilët nuk ja ndajnë së piri duhan në ambientet e Kuvendit.
Ashtu siç shihet edhe në foto, shumë deputetë pinë cigare në Kuvend edhe pse ajo është e ndaluar rreptësisht.
Ditën kur deputetët
miratuan ligjin, thanë se, me këtë ligj mbrohet shëndeti
publik i gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme nga pasojat shkatërruese shëndetësore, sociale, ekonomike dhe mjedisore të konsumimit të
duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të
duhanit, shkruan Indeksonline.
Me
ligjin e ri, ndalohet pirja e
duhanit 100 për qind në hapësira publike, hapësira të punës, mjetet e transportit
publik dhe në disa hapësira të hapura të përcaktuara sipas këtij ligji. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2013,
ora 12:04