Tym në kuvend, a po e ngrohin veten të zgjedhurit e popullit me qymyr?
Një tym i zi është duke dalë nga çatia e Kuvendit të Kosovës.
Nuk dihet nëse është nga ngrohja e objektit aty apo ka të bëjë me ndonjë flakë.

Gjithçka që shihet është se tymi është i zi.

E kjo vjen pak kohë pasi ajri në Prishtinë ishte në gjendje alarmante.

U dha urdhër që mos të shitet më thëngjilli për djegie pasi është faktori kryesor për ndotjen e ajrit në Prishtinë.

Nuk dihet se me çfarë lëndë djegëse ngrohet objekti i Kuvendit të Kosovës por nga përshtypja e parë duket si qymyr.


Shtuar më 12/03/2018, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori