Turqia premton më shumë investime në Kosovë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi është takuar me kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu, me të cilin janë pajtuar që të merrnim masa për të shtuar investimet turke në Kosovë.

Ai për këtë ka njoftuar përmes postimit në Facebook në të cilin ka shkruar:

“Në ditën e dytë të vizitës sime në Turqi, pata një takim shumë miqësor me kryeministrin Ahmet Davutoglu, i cili më përgëzoi për qeverinë e re dhe shprehu dashamirësinë e tij të madhe për Kosovën, duke më kërkuar që t’ia përcjelli në Prishtinë urimet e tij më të mira për festën e pavarësisë.

Me kryeministrin Davutoglu diskutuam për zhvillimet e fundit politike dhe bashkëpunimin ekonomik, si dhe u pajtuam që të merrnim masa për të shtuar volumin e investimeve turke në Kosovë. Ai premtoi se diplomacia turke dhe ai personalisht do të vazhdojnë t’i mbrojnë interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe se së shpejti do të kthehet me shumë dëshirë në Kosovë për vizitë zyrtare, por kësaj radhe si kryeministër”. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2015, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori