Turqia ka mbështetur dhe do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO. Kështu është shprehur sot Komandanti i
Forcave Tokësore të
Forcave të
Armatosura të Republikës së Turqisë, Hulusi
Akar.
Ai ka bërë një vizitë në FSK, ku dhe u takua me komandantin e
Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati.
Delegacioni i
Forcave të
Armatosura të Republikës së Turqisë, me në krye gjeneralin Hulusi
Akar u takuan gjithashtu edhe me ministrin e
Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku.
Mes tyre u diskutua për një partneritet mes dy ministrive dhe dy
forcave.
Komandanti turk garantoi se
Turqia do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës, që ajo të behët sa më shpejt pjesë e NATO-s. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2014,
ora 14:49